Telegrafi

Vazhdon greva e gazetarëve të ”Dnevnik”,”Vest” dhe ”Utrinski Vesnik’ (Video)

Gazetarët e ”Dnevnik”,”Vest” dhe ”Utrinski Vesnik” vazhdojnë me grevën e tyre njëjavore, duke e shënuar me fërshëllime, parrula dhe marshim deri te parku i gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sindikata e gazetarëve vazhdon të kërkojë pagesën e mbetur nga Media Print Maqedonia (MPM). Ata kanë marrë sot mbështetje nga sindikatat e gazetarëve të Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë.

Tamra Çaushidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial tha për 24Vesti se kanë strategji për çdo dtë greve deri sa të plotësohen kërkesat e tyre./Telegrafi/