Telegrafi

Vazhdon goleada galaktike

Cristiano Ronaldo ishte figura qendrore e ndeshjes, me dy gola të shënuar, duke çuar në gjashtë gjithsej numrin e golave pas tri javësh në La Liga.

Goli i parë i portugezit erdhi që në minutën e parë të takimit, ndërsa për të shënuar tjetrin u deshtën edhe 75 minuta tjera lojë (76′). Tre golat tjerë për Realin i shënuan Guti (79′), Karim Benzema (82′) dhe i rikthyeri Ruud Van Nistelrooy (89′).

Fitorja e thellë e barazon Realin me pikë me Barcelonën, por i jep kreun klubit mbretëror falë diferencës më të mirë të golave.
Valencia po ashtu mund të arrijë maksimumin e pikëve, nëse shënon fitore sonte ndaj Sporting Gijon.