Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e 19 vjeçarit Nikolla Sazovski.
Rastin e udhëheq gjyqtarja Daniella Alleksovska-Stojanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 7 shkurt, u bë rekonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.
Nga lëndimet e marra, Saszdovski më 9 korrik ndërroi jetë. Dy të dyshuarit janë në burgun e “Shkupit, ndërsa për të dyshuarin e tretë është lëshuar flet arrest ndërkombëtar./Telegrafi/