Mbrojtja e të akuzuarve në rastin e Llaskarcës në seancën e sotme do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje ndaj ekspertit të ndërtimit.
Prokurori i cili e përfaqëson aktakuzën për këtë lëndë, Darko Jakimovski shpjegon se nëse arrihet sukses të përfundojë dëgjimi i ekspertit, prokuroria do të vazhdojë me prezantimin e provave materiale.
Gjykimi për lëndën udhëhiqet nga trupi gjykues në krye me gjykatësen Diana Gruevska-Ilievska.
Në aksidentin e rëndë i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan.