Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik 2” të PSP-së, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Në mesin e të akuzuarve janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili ndodhet në paraburgim dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatëve të Thaçit, ndërsa gjykatësi Ognen Stavrev dha afat prej tre ditëve që mbrojtja të deklarohet nëse mbrojtja do të propozojë dëshmitarë disa nga të akuzuarit.
Në rastin “Titanik 2” të akuzuar janë edhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev./Telegrafi/