Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi për rastin ‘Titanik’

Foto: Arkiv

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi rastin e PSP-së ‘Titanik’, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Seanca e fundit për këtë lëndë u anulua për shkak mungesës së Mile Janakieskit i cili është një ndër të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç Janakieskit të akuzuar janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmod Themelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminal, dëmtim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve financiare.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe po publikohen materiale dëshmuese të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5900 materiale, për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatave politike në vitin 2013.

Lëndën ‘Titanik’ e udhëheq prokurorja Speciale Lile Stefanova, e cila u përmend edhe në incizimet për rastin ‘Haraçi’./Telegrafi/

Exit mobile version