Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimet e paligjshme që janë bërë në periudhën prej vitit 2008 deri 2015.

Në seancën e kaluar dëshmoi Gjorgji Llazarevski, i cili u pyet edhe nga avokatët e të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuar në këtë rast janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijalkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjeke të komunikimeve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ata në periudhën 2008-2015 në mënyrë joligjore kanë përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor./Telegrafi/

Exit mobile version