Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012.

Në seancën e kaluar janë prezentuar dëshmi të siguruara me masat e veçanta hetimore, në të cilën opinioni është përjashtuar. Gjykatësi Ognen Stavrev tha se do të kërkojë takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, në të cilin do të kërkojë informacion për ekstradimin e të arratisurve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët me vite ndodhen në Kosovë.

Rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e mori Prokuroria Speciale.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi.

Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm./Telegrafi/

Exit mobile version