Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.

Kryetar i Këshillit Gjyqësor është gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po prezantohen dëshmitë materiale të propozuara nga PSP. Deri më tani janë prezantuar mbi 2.500 nga rreth 5.900 dëshmi materiale.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së të shprehurit dhe përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version