Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi për rastet “Tenderët” dhe “Arka”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e PSP-së “Tenderët” dhe “Arka”.

Rasti “Tenderët” ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, për keqpërdorime në lidhje ndërtimet e Muzeut të OBRM-së, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në rastin “Arka” i akuzuar është ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe Toni Jakimovski, Nebojsha Stajkoviq dhe Goran Grujevski.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej 862.045 euro për blerjen e pajisjeve elektro-komunikative për nevojat e Drejtorisë së Pestë të DSK-së./Telegrafi/

Exit mobile version