Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndët e PSP-së “Tender” dhe “Tarifa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në gjykimin për “Tender” akuzohet ish-ministrja për kulturë, Elizabeta Kançevska Millevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësinë e shtetit nga projekti “Shkupi 2014”. Në seancën e sotme pritet të dëgjohen dëshmitarët.
Ndërsa për lëndën “Tarifa” në ulësen e atë akuzuarve do të ulet ish-drejtori i përgjithshëm i “Elem”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.
Bëhet fjalë për akuzën për blerjen joligjore të softuer sistemeve për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë rreth katër milionë euro./Telegrafi/