Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e PSP-së “Trajektorja” dhe “Toplik”.
Gjykimi në rastin “Trajektorja” që ka të bëjë me ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ndodhet në fazën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rastin “Trajektorja” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski.
Ndërsa në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Soçev Grad”.
Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqësi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpalljet publike ka formuar Komision për shpallje publike dhe ka zgjedhur firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet./Telegrafi/