Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar.
Rasti është në procedurë të provave dhe publikohet video materiale nga kamerat e sigurisë në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli gjyqësor në lëndën “27 prill” sot mori vendim të ndajë procedurën për të akuzuarit Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar është në shërim në spitalin “8 shtatori”. Procedua e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, kurse paraprakisht gjykata kërkoi mendim për gjendjen e tij shëndetësore.
Përndryshe, për 27 prillin të akuzuar gjithsej janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për veprën “nxitje”./Telegrafi/