Në Gjykatën Penale sot vazhdon seanca për ngjarjet e “27 prillit” të vitit 2017 që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy seancat e fundit për këtë rast ishin anuluar me qëllim që Gjykata e Apelit tu përgjigjet të gjithë ankesave për amnisti.
Në bankën e të akuzuarve kanë ngelur pesë të akuzuar të cilët nuk kanë kërkuar amnisti, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug, si dhe 13 të akuzuar tjerë amnistia për të cilët është refuzuar.
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska më herët njoftoi se në seancën e ardhshme duhet të bëhet ndryshimi i aktit prokuror në pajtueshmëri me Ligjin për amnisti dhe të fillohet me fjalët përfundimtare.
Prokurorja Vilma Ruskoska, javën e kaluar, tha se akti prokuror për ngjarje e “27 prillit” nuk ka pësuar ndryshime thelbësore dhe se ngel e njëjta vepër penale./Telegrafi/