Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seancat për lëndët “Fortesa 2” dhe “Titanik” të Prokurorisi Speciale Publike.
Në rastin “Fortesa 2”, i akuzuar i parë është ish-drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, dhe gjashtë të punësuarit në DSK. Ata akuzohet për falsifikim dhe për shkatërrimin e dokumenteve zyrtar lidhur me përgjimet ilegale. Dokumentimi është i lidhur me dy sistemet e përgjimit ilegale, që sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seancë për lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore duhet të vazhdojë me leximin e mesazheve të telefonit mobil nga komunikimi i të akuzuarve nga materiali dëshmues të PSP-së.
Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mille Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013./Telegrafi/