Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën ‘Talir’, e që ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së.
Seanca e parë për rastin ‘Talir’ u mbajt më 18 shkurt të këtij vitit. Përfaqësuese e Prokurorisë në këtë lëndë është prokurorja Lençe Ristevska ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “larje parash”, si dhe Ilije Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larja parash”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik është përfshirë edhe partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM.
Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm./Telegrafi/