Site icon Telegrafi

Vazhdon gjykimi ndaj Vlladimir Pançevskit, ish-kryetar i Gjykatës Penale

Në Gjykatën themelore Shkupi 2 vazhdon seanca gjyqësore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili është i paditur për mobing, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e mëhershme u shty për shkak se avokatët e palës akuzuese e pranua po atë ditë përgjigjen me shkrim ndaj padisë së tyre nga ana e avokatit të Pançevskit.

Sipas avokatëve të Goran Stamenkovskit, shef i departamentit për burime njerëzore, mbrojtja e Pançevskit tenton ta zhagitë procesin gjyqësor, duke shtuar se Stamenkovski është dënuar përsëri me suspendim, që sipas tyre paraqet trysni./Telegrafi/

Exit mobile version