Telegrafi

Vazhdon gjykimi i afaristit Sead Koçan, bëhet fjalë për tendera

Sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën e PSP-së ”Trust”, ku i akuzuar i parë është afaristi dhe pronari i TV Nova, Sead Koçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lënda është në fazë të procedurës së dëshmive. PSP-ja ka bërë të ditur se në seancë do të duhet të dëgjohen përgjimet që janë dëshmi në këtë procedurë. Në një nga përgjimet flet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Në lëndën ”Trust”, përpos tij, të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, të përfshirë në tenderë të SHA Elem.

Bëhet fjalë për një keqpërdorim prej deri 17 milionë euro./Telegrafi/