Veturat e gjirafa.com të premten janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, duke e realizuar projektin “Street View”, kurse këtë vikend disa vetura të gjigantit kosovar janë duke qëndruar në qytetin e Prizrenit.
Kjo kompani është në proces të realizimit të projektit “Street View” në tërë territorin e Kosovës, qëllimi i të cilit është evidentimi i rrugëve, objekteve historike, kulturore dhe historike.
Gjithashtu projekti ka qëllim edhe të lehtësojë orientimin e njerëzve nëpër vendin tonë, veçanërisht i vizitorëve nga jashtë. /Telegrafi/