Site icon Telegrafi

Vazhdon garën edhe pse makina ka marrë flakë (Video)

Gjatë një gare të zhvilluar në Nurburgring të Gjermanisë, një Subaru WRX ka marrë zjarrë dhe lëvizte me vështirësi.

Megjithëse nuk ishte përfshirë nga flakët, lëshonte shumë tym dhe motori lëshonte tingull të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Por, megjithëse e dinte se ma makinën nuk është diçka në rregull, shoferi vazhdonte garën.

Nuk bëhet e ditur për fatin e kësaj veture dhe të pranishmëve në të, por nuk është dhënë ndonjë lajm se ka pasur shpërthime në atë garë.

Në anën tjetër, të gjithë shoferëve u bëhet e ditur se, po që se ndjejnë që makina po u digjet, të ikin sa më larg dhe të kërkojnë ndihmë e zjarrfikësve. /Telegrafi/

Exit mobile version