Site icon Telegrafi

Vazhdon fushata vetëdijësuese për uljen e aksidenteve në komunikacion

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës sot në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakove kanë vazhduar edhe zyrtarisht fushatën tre javore vetëdijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo shoqatë gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version