Telegrafi

Vazhdon forma e mirë e Chelseat

Serinë e golave e filloi Florent Malouda në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa Michael Essien me dy golat e tij (12’ dhe 22’) vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, 3-0, në favor të Bluve.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Joe Cole (56’) pas një pasimi të Kalou.

Me këtë fitore, Chelsea përforcohet edhe më shumë në krye të tabelës, duke qenë se Arsenali u mposht nga Sunderlandi, ndërsa Manchester United ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen kundër Evertonit. /Telegrafi/