Chelsea ka pësuar tjetër humbje nga Brightoni, tani në Ligën Premier, në kuadër të javës së 25-të.
Pulëbardhat eliminuan blutë nga FA Cup vetëm gjashtë ditë më parë, ndërsa sonte i mposhtën me rezultat 3-0.
Brightoni kaloi në epërsi me anë të Kaouro Mitomas ë minutën e 27-të, kur u asistua prej Verbruggen.
Në minutën e 38-të, vendasit dyfishuan rezultatin, tani nëpërmjet Yankuba Minteh, ndërsa Danny Ëelbeck ishte në rolin e asistuesit.
Minteh (63’) ishte shumë i disponuar për lojë, pasi shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa vulosi fitoren e Brightonit për 3-0.
Pas javës së 25-të, Chelsea është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të takohen me Aston Villan. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore