Në shpellën afër Kërçovës, në të cilën janë zbuluar kafka dhe mbetje mortore, afër vendit të quajtur “Dardhë” vazhdojnë hetimet për atë se të kujt janë dhe cilës periudhë i përkasin këto mbetje.
Burimet e TV Artit, thonë se një pjesë e kafkave janë futur në shpellë dhe mund t’i përkasin ndonjë periudhe historike. Përndryshe, dyshimet e para të speleologëve italianë ishin se kafkat dhe mbetjet mortore mund të ishin sjellë në shpellë nga uji në shpellë dhe dyshimi tjetër i tyre ishte se mund të jetë fjala për varreza masive./Telegrafi/