Site icon Telegrafi

Vazhdon eksporti i radhës i Prince Caffe dhe miellit Finnesa në SHBA (Foto)

Devolli Corporation e njohur si njëra ndër kompanitë më të suksesshme Kosovare ka vazhduar sot me eksportin e radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Devolli Corporation me pronar Shkëlqim Devolli ka akredituar të gjitha produktet me çertifikatat më të njohura ndërkombëtare si FDA, BRC, IFS, HACCP, FSSC 2200, etj, duke bërë që këto produkte tashmë të eksportohen në më shumë se 17 vende të botës.

Cilësia e lartë e produkteve po vlerësohet shumë dhe këtë e vërteton kërkesa e madhe dhe numri i shteteve në të cilat eksportohen këto produkte.

Sukseset janë të shumta dhe kjo falë punës dhe cilësisë së lartë për të cilat njihen produktet e Devolli Coorporation. /Telegrafi/

Exit mobile version