Site icon Telegrafi

Vazhdon edhe sot kërkimi i Sead Alushit

Kërkimet e deritashme intensive pas të riut nga Mitrovica nuk kanë dhënë rezultate, përkundër angazhimit të madh, madje me numër të shtuar të pjesëtarëve të FSK-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, deklaroi për Kosovapress, se ekipet do të vazhdojnë kërkimin me disa ndryshime në koordinimin e veprimeve të tyre për shkak të terrenit të vështirë dhe nivelit të lartë të lumit.

Lidhur me aktivitetet e deritashme dhe veprimet e mëtejshme, një konferencë shtypi sot, në orën 14, do të mbahet në Shtabin e improvizuar për kërkimin e të zhdukurit në Mitrovicë. /Telegrafi/

Exit mobile version