Telegrafi

Vazhdon drama në “Parkun e Princave”, Barcelona rikthen gjithçka

Barcelona e ka rikthyer epërsinë ndaj PSG-në në 3-2 në një ndeshje tejet interesante që po zhvillohet në “Parkun e Princave”.

PSG shënoi dy herë me golat e Osumane Dembeles dhe Vitinhas, ndërsa për Barcelonën dy herë shënoi Raphinhan.

Barcelona ktheu gjithçka në të mirë të saj në minutën e 77-të, kur  Ilkay Gundogan asistoi te Andreas Christensen që shënoi për 3-2.

Deri më tani një ndeshje spektakolare mes këtyre dy skuadrave.

Kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë mbetet të shihet se a do të ketë gola të tjerë./Telegrafi/