Në qendër të Moskës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, pas të shtënave që ndodhën në afërsi të ndërtesës së Shërbimit Sekret rus FSB.
Në orët e para të mbrëmjes në afërsi të selisë së FBS-së një person i panjohur hapi zjarr. Në anën tjetër, FSB-ja ruse ka bërë të ditur se sulmuesi është vrarë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është raportuar se një pjesëtar i FSB-së është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur rëndë. E në vend të ngjarjes autoritetet e sigurisë kanë gjetur një granatë dhe një çantë me mjete të dyshuara. /Telegrafi/