Telegrafi

Vazhdon dorëzimi vullnetar i armëve në Shqipëri

“Shqipëria pa armë” është bashkëpunimi mes Policisë së shtetit me komunitetin për grumbullimin e armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë dorëzuar 31 armë zjarri, 11,450 fishekë dhe 19 granata.

Gjithashtu janë dorëzuar edhe 2 armë të rënda (mitraloz kundër-ajror).

Vendet të cilat janë dorëzuar armët janë Tiranë, Dibër, Shkodër, Fier, Berat , Elbasan, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë, e Kukës.

Policia shqiptare ka falënderuar qytetarët për dorëzimin vullnetarë të armëve  dhe u ka bërë thirrje edhe njëherë që t’i dorëzojnë armët para datës 30 prill 2017.