Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu në mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në nivelin teknik.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq sot do të flitet për Asociacionin e komunave serbe, energjinë dhe urën në Mitrovicë.
Dy udhëheqësit e ekipeve të bisedimeve Marko Gjuriq dhe Avni Arifi në ditën e parë kanë biseduar për implementimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë, gjyqësorin dhe menaxhimin të kalimeve kufitare.
“Të dy palët kanë treguar gatishmëri që të vazhdohet për tema të ndryshme”, ka thënë Kocijanciq një ditë më parë, transmeton KP. Për sot është paraparë që takimi në mes delegacioneve në mes të Beogradit dhe Prishtinës në prani edhe të përfaqësuesit të Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme të fillojë rreth orës 11:00 dhe të përfundojë deri në orën 16:00.