Site icon Telegrafi

Vazhdon dhuna në futbollin kosovar: Sulmohet gjyqtari, ndërpritet takimi (Video)

Javët e fundit, dhuna është kthyer në futbollin kosovar. Incidenti i tretë brenda pak javësh ka ndodhur të dielën, në ndeshjen ndërmjet KEK-ut dhe Vllaznisë së Pozharanit, e cila është ndërprerë në pjesën e dytë, për shkak të një sulmi fizik nga një tifoz vendës në gjyqtarin Jakup Gashi.

Në fakt, anësori nga Podujeva është goditur nga tifozi dhe kishte gjakderdhje, siç mund të shihet në këtë video, shkruan Zëri.

Është krejt e pakuptimtë se si tifozët vendës e kanë sulmuar gjyqtarin sepse “Elektricistët” ishin duke fituar 2:0.

Me siguri, KEK-u do të dënohet rëndë për këtë veprim të dhunshëm të tifozit.

Exit mobile version