Vazhdon dhuna ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Kësaj radhe viktimë e dhunës ·zike dhe psikike ka qenë i akuzuari Valdet Zekaj. Pala mbrojtëse akuzon Prokurorinë se përkundër denoncimeve, nuk po merren masa në parandalimin e dhunës, raporton Alsat-M.
Avokati Mefail Arsllani thekson nevojën e bojkotimit të seancave gjyqësore në rast se vazhdon dhuna ndaj të akuzuarve.
“Duhet ta cekë që në seancën e kaluar, pas një kohe vazhdojnë maltretimit ndaj grupit, konkretisht ndaj klientit tim Valdet Zekaj. Për rastin e njoftuam edhe trupin gjykues edhe prokurorinë, duke kërkuar që në të ardhmen të merren masa dhe ndërpritet kjo dhunë e cila bëhet ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës”, deklaroi avokati Mefail Arsllani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RocP_4RbgSs