Telegrafi

Vazhdon debati për Piramidën

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ritheksoi se Piramida do të prishet dhe projekti i ri për ndërtimin e kompleksit parlamentar do të vazhdojë. Berisha kërkoi gjithashtu që oferta e kryetarit të Partisë Socialiste për hetimin e materialeve zgjedhore, por jo të fletëve të votimit të paraqitet zyrtarisht në parlament.

Rama, i cili nuk mori pjesë në takimin ndërministror për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku thotë se nuk ka parë arsye për të qenë i pranishëm në një mbledhje pa rend dite dhe pa përmbajtje.

Rama theksoi se mbledhja e komitetit ndërministror nuk ka kompetencë profesionale për të shqyrtuar këtë projekt dhe kërkoi që Topalli të reflektojë për "dëmin" që i ka bërë parlamentit. /Telegrafi/