Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot ka vazhduar me punën e seancës së 13-të, në të cilën në rend dite është edhe pika për vërtetimin e propozimeve për gjykatës kushtetues.
Në fillim të seancës, anëtarët e Komisionit nga radhët e OBRM-PDUKM-së në vërejtje procedurale kanë reaguar pse seanca është caktuar në të njëjtën kohë me Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, i cili duhet të debatojë për dy fatkeqësi, zjarrin në spitalin modular të Tetovës dhe për aksidentin e autobusit në Bullgari.
Seanca pas debatit disaorësh është ndërprerë.
Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të debatojnë për gjithsej nëntë emra. Deri më tani është vërtetuar propozimi i shumicës qeveritare që Fatmir Skenderi, gjykatësi aktual në Gjykatën e Apelit në Shkup, të zgjedhet gjykatës kushtetues. Është refuzuar propozimi i OBRM-PDUKM-së, që Zhivkovska të zgjedhet gjykatës kushtetues.
Në vijim është debatit rreth propozimit të shumicës për Vasiq Bozaxheva. Ndërsa propozim nga radhët e shumicës është edhe prokurori shtetëror aktual Lubomir Joveski.