Site icon Telegrafi

Vazhdon bojkoti i mësimit në gjimnazin e Tetovës

Kënë kaluar 21 ditë që kur ka filluar viti i ri akademik në shkollat e mesme, por nxënësit maqedonas të gjimnazit të Tetovës ende nuk ndjekin mësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata e filluan këtë vit shkollor me protestë, duke kërkuar, siç thonë, kushte elementare për fillim të procesit mësimor. Tash e disa vite këta nxënës kanë mësuar në hapësirat e Universitetit Popullor dhe në shkollën fillore ”Goce Dellçev”.

Në lidhje me këtë, komuna e Tetovës bën të ditur se janë ofruar tre zgjidhje, njëri nga të cilët është ndërtimi i një objekti aty ku gjendet objekti qendror i gjimnazir, por tani për tani nuk ka marrëveshje me Këshillin e prindërve.

Për t’u zgjidhur ky problem, më herët u vendos që në këtë gjimnaz, nxënësit të mësojnë me tre ndërrime, por që u kundërshtua nga profesorët e gjimnazit, pasi që me këtë mënyrë nuk respektohet ligji.

Çështja ka shkuar deri në qeveri, por ende nuk ka ndonjë përgjigje, ndërkaq nesër kalon afati për deklarimin e qeverisë për këtë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version