Aksi rrugorë Makedonski Brod – fshati Zdunjë në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çfarëdo lloj të makinave, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe në mbetje të borës pas intervenimit të “Rrugët e Maqedonisë”. Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të vogla të tokës, sidomos në rrugët Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Demir Kapi-Udovo, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë”, thuhet në njoftimin e LAMM:
Nga LAMM gjithashtu paralajmërojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të shenjave të komunikacionit./Telegrafi/