Ditën e tretë me rradhë vazhdon bllokada e tërësishme në venkalimin kufitar Bogorodicë-Evzoni drejt Greqisë, për shkak të grevës së bujqve grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç informojnë organet kufitare të Maqedonisë, ende nga ana e sindikatës së bujqve grekë nuk ka informatë zyrtare se deri kur do të zgjasë bllokada në rrugë.
Bujqit grek me makina bujqësore nga 30 janari e bllokojnë rrugën drejt Selanikut dhe nuk lejojnë që asnjë automjet të kalojë./Telegrafi/