Telegrafi

Vazhdon bllokada e barnave

Autoritetet shqiptare po vazhdojnë edhe më tej t’i bllokojë produktet medicinale të Kosovës për të depërtuar në tregun e Shqipërisë, ndonëse në Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale (AKPPM) thuhet se këto barna janë të sigurta dhe i plotësojnë të gjitha kushtet e papara nga Bashkimi Evropian.

“Sipas sqarimeve zyrtare, bllokada ka ndodhur për shkak të Ligjit të Produkteve Medicinale në Shqipëri, i cili kërkon që produktet të jenë të regjistruara së paku edhe në një vend të BE-së.

Vlen ligji i tyre, respektivisht vlerësimi i institucioneve të tyre përgjegjëse. Por, qytetarët e vendit duhet të jenë të sigurt se këto produkte janë cilësore dhe nuk ka nevojë për shqetësim se nuk pranohen në tregun e Shqipërisë” ka thënë Pranvera Behrami, zyrtare për informim në AKPPM. /Zëri/Telegrafi/