Trajneri i Interit, Antonio Conte është ende në betejë ligjore me Chelsean për 10 milionë euro.
Trajneri italian u shkarkua verën e kaluar për t’i lënë rrugë Maurizio Sarrit dhe klubi anglez pretendon se nuk do të paguante ndonjë kompensim.
Kjo për shkak se mesazhi i tij për sulmuesin Diego Costa që ia konfirmoi se nuk ishte pjesë e planeve, u konsiderua si i dëmshëm për klubin.
Conte e kundërshtoi këtë gjë dhe fitoi gjyqin në maj. Aty u vendos që klubi t’ia paguante 10 milionë euro trajnerit.
Sipas Daily Mail, kjo nuk ka mbaruar ende, sepse sot Chelsea e çoi çështjen në Gjykatën Qendrore të Punësimit në Londër.
Conte po përfaqësohet nga avokati Phil Bonner dhe nuk mori pjesë personalisht në këtë seancë. /Telegrafi/