Site icon Telegrafi

Përfundon bastisja në shtëpinë e Hashim Thaçi

E plotësuar- Pesë automjete të misionit të EULEX-it me hetuesit e Zyrës së Prokurorit Special, tashmë janë larguar nga shtëpia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata që nga orët e hershme të mëngjesit kanë kryer bastisje.

Vazhdon bastisja e hetuesve të Speciales në shtëpinë e ish-presidentit Thaçi

Hetuesit e Speciales po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rreth katër orë më parë hetues të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, kanë filluar operacione të bastisjes në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në banesën e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe në banesën e ish-shefit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Hetuesit e Speciales kanë përfunduar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ku kanë marrë nga aty pako të cilat duket se përmbajnë dokumente të ndryshme.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të PDK-së, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Lexo po ashtu Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit  

Thaçi dhe Veseli e Rexhepi bashkë me ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.

Lexo po ashtu Përfundon bastisja e hetuesve të Speciales në banesën e Kadri Veselit

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për medie në ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version