Telegrafi

Vazhdon aventura e PSG-së, eliminohet Chelsea (Video)

Paris Saint-Germaini është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Chelsean me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.

Kampioni francez fitoi me rezultat 2-1 në përballjen e parë të 1/8 së finales në Parc de Princes dhe me të njëjtin rezultat triumfoi edhe në Stamford Bridge.

Ishte një gjysmë e parë shumë dinamike që u përshkua me një fillim brilant të mysafirëve, porse me kalimin e minutave vendasit filluan të luanin më mirë.

Ekipi i Laurent Blanc shënoi një gol të hershëm për ta hapur sfidën. Ishte një angazhim fantastik i Zlatan Ibrahimovic nga e djathta, i cili dërgoi një harkim të ulët në zonë dhe Adrien Rabiot e futi topin në rrjet (16’).

Blutë reaguan shpejt për ta barazuar rezultatin dhe kjo erdhi falë Diego Costas i që elektrizoi atmosferën. Ai pranoi një top nga Willian dhe lëvizi mirë në zonë, para se të shënonte (27’).

Në gjysmën e dytë, lojtarët e Chelseat krijuan shumë raste dhe bënë presion për të shënuar, mirëpo vizitorët ia dolën të mbaheshin.

Dhe erdhi ndëshkimi. Di Maria dërgoi një top te Motta, ai ia ktheu për mrekulli dhe argjentinasi dërgoi një asistim shumë të bukur para portës, të cilin Zlatan Ibrahimovic e nguliti në rrjet (67’).

Duke qenë se nikoqirët duhej të shënonin tre gola dhe kjo dukej e pamundur, në vazhdim ra tempi i lojës dhe Paris Saint-Germaini siguroi kualifikimin në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

0-1: Ibra asiston, Rabiot shënon dhe PSG në epërsi ndaj Chelseat.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 9 March 2016

1-1: Diego Costa shënon ndaj PSG-së.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 9 March 2016

1-2: Zlatan Ibrahimovic u përgjigjet tifozëve të Chelsea Football Club me gol.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 9 March 2016