Site icon Telegrafi

Vazhdon atmosfera e ngrohtë e fundvitit – Edhe sonte do të ketë muzikë live në sheshin festiv të Mitrovicës

Sheshi festiv në Mitrovicë

Edhe sonte do të ketë muzikë live në sheshin festiv të Mitrovicës.

Sonte do të përformojë me violinë Alban Saphiu dhe DJ Juba, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, atmosfera në sheshin festiv do të jetë “elektrizuese”.

“Sonte në Sheshin Festiv në Mitrovicë, atmosfera vazhdon të jetë elektrizuese, me performanca nga artistë të ndryshëm dhe me një ambient të zjarrtë”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, ditë më parë për Telegrafin kishte thënë se muzikë e koncerte live do të ketë deri më datën 30 dhjetor.

Sheshi festiv në Mitrovicë

Derisa aktiviteti në përgithësi ka filluar nga data 9 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 10 janar.

Jashari kishte thënë se gjatë këtyre netëve do të përformojnë këngëtarë dhe grupe të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version