Gjatë këtyre ditëve është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në zonat rurale të Mitrovicës.
“Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Mitrovicë, e në veçanti infrastrukturës rrugore, është duke vazhduar rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatra në mënyrë që të lehtësohet mënyra e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Sot është bërë trajtimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Broboniq, e i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.
Tahiri ka thënë se kjo po bëhet për të krijuar infrastrukturë më të mirë për banorët.
“E kemi thënë se do të trajtojmë me radhë rrugët e qytetit dhe fshatrave, dhe këtë po e bëjmë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/