Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nisur një vizitë dyditore në kryeqytetin serb, Beograd, ku ka takuar edhe homologun e Serbisë, Aleknsadar Vuçiq.
Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e aeroplanëve ushtarakë francez Rafale.
Marrëveshja me vlerë prej tre miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian, raporton N1.
Udhëheqësi francez, Macron ka folur para mediave ka pohuar se “bashkëpunimi ynë ekonomik është forcuar, kompanitë franceze janë angazhuar në projekte afatgjata infrastrukturore si metroja e Beogradit, modernizimi i aeroportit ‘Nikola Tesla’, ku nesër do të shënojmë punimet e përfunduara me sukses, modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, theksoi Macron.
Theksojmë se si pjesë e marrëveshjes, Serbia do t’i marrë nëntë aeroplanë me nga një ulëse dhe tre me nga dy deri në vitin 2029.
Kujtojmë se Franca pati kushtëzuar transaksionin me Serbinë për këta aeroplanë me rishikimin e raporteve të Serbisë me Kinën dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ndryshe, Macron gjatë ditës së nesërme do të vizitojë edhe qytetin e Novi Sadit. /Telegrafi/