Telegrafi

Vazhdon anulimi i fluturimeve në Evropë

Për ditën e katërt me radhë nuk ka fluturime në Evropën qendrore dhe veriore nga shqetësimet se hiri paraqet rrezik për avionët.

Kjo po ka pasoja të rënda, me pasagjerë të mbetur në aeroporte dhe hotele në vende deri në Kinë, Astrali dhe SHBA.

Pjesa më e madhe e fluturimeve transatlantike janë anuluar, ashtu si edhe shumica e fluturimeve nga Kina për në Evropë.

Fluturimet australiane drejt Evropës kanë shkuar deri në Azi, me hotele në vende si Singapori dhe Bangkoku të mbushura plot. /bbc/