Telegrafi

Vazhdon aksioni për kyçje falas drejt rrjetit të nxemje qendrore

Furnizimi me ngrohje Balkan Energy (BEG) deri më datën 30 të këtij muaji e vazhdon afatin për paraqitje për kyçje falas në sistemin për energji ngrohëse në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kompania, në 15 ditët e para nga fillimi i aksionit, janë parashtruar gjithsej 471 kërkesa për kyçje të sërishme në sistemin për energji të ngrohjes.

‘Në mënyrë plotësuese në periudhën e kaluar, numër i madh i të interesuarve janë drejtuar në pikat pagesore të BEG që t’i marrin informacionet e domosdoshme për mënyrën sesi mundet ta shfrytëzojnë këtë volitshmëri, ndërsa janë regjistruar edhe mbi 600 kërkesa në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrin e telefonit 02/3076-200’, thonë nga BEG.

Aksioni, sqarojnë, zhvillohet sipas parimit, ‘I pari i paraqitur, i pari i shërbyer’ dhe ka të bëjë vetëm me objektet, të cilët kanë mundësi teknike që të kyçen në sistemin për energji ngrohëse në Shkup. /Telegrafi/