Site icon Telegrafi

Vazhdon aksioni i dënimit të shoferëve në Shkup, gjobiten 393 vozitës

MPB gjatë ditës së djeshme në Shkup shqiptoi 393 dënime për parregullsi në komunikacion.

Prej tyre 27 shoferëve u janë dhënë dënime për mos pasje të lejes së vozitjes, 167 shoferëve për tejkalim të shpejtësisë dhe po ashtu janë regjistruar 22 automjete me probleme teknike apo të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB sqarojnë se 16 motoçiklistë janë dënuar dhe janë shqiptuar 92 masa për parkim jo të rregullt dhe 85 automjete janë ngritur me automjetin special ‘Karoteci, dhe po ashtu janë dënuar edhe 37 persona për mosmbajtje të maskës.

Nga MBP paralajmërojnë se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ata u bëjnë thirre qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version