Telegrafi

Vazhdon agonia, edhe sot nuk u zgjodh anëtari i pestë i Komisionit ad-hoc për media

Edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave nuk u arrit pajtueshmëri për kandidatin e pestë të këtij komisioni, që duhet të jetë shqiptarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në loja janë emrat e Sefer Tahirit dhe Daut Dautit, ndërkaq Goran Tërpenoski tha se konsultimet vazhdojnë dhe se të gjitha mundësitë janë të hapura. Ai beson se deri më 31 gusht do të gjendet një zgjidhje.

Afati për kompletimin e këtij komisioni ka kaluar më 24 gusht, kurse partitë politike u kanë bërë thirrje anëtarëve të komisionit që ta përfundojnë këtë detyrë të tyre, duke mos u nënshtuar ndaj trysnive politike. Mbledhja e radhës pritet të mbahet nesër në ora 12./Telegrafi/