Telegrafi

Vazhdon afati i dytë për regjistrimin e studentëve në UT

Në Universitetin e Tetovës prej ditës së djeshme deri më 4 shtator vazhdon afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18.

Përgjegjësi i Zyrës për arsim në UT, Ibrahim Neziri, informoi se pas përmbylljes me sukses të afatit të parë, UT gjatë katër ditëve të ardhshme do të realizojë afatin e dytë të aplikimit për regjistrimin e studentëve në të gjitha programet studimore të të gjitha fakulteteve për të cilat është shpallur konkurs, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 5 shtator do të mbahet provimi pranues për kandidatët të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar në drejtimet të cilat kanë provim pranues./Telegrafi/