Site icon Telegrafi

Vazhdojnë zbulimet në godinat antike përballë stadiumit të parkut arkeologjik të Amantias në Vlorë

Në kuadër të projektit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Vlorës, “Parku Arkeologjik Amantia”, një vëmendje e veçantë po i jepet zonës së vizitueshme përreth stadiumit antik.

Specialistet e DRTK Vlorë realizuan gërmimin dhe pastrimin nga dherat e dy godinave antike, tek vendi i quajtur “Qafa e Pazarit”, përballë stadiumit antik.

Ndërhyrjet në godinat antike kanë për qëllim gërmimin, studimin, restaurimin dhe prezantimin e tyre tek vizitorët e shumtë të parkut arkeologjik të Amantias. Mendohet se, godinat e shekullit III para Krishtit kanë pasur funksion publik.

Për njohjen e mëtejshme të arkitekturës së tyre, si dhe prezantimin e tyre në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik, po hartohet projekti i restaurimit nga specialistët e DRTK Vlorë. /Telegrafi/

Exit mobile version